Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dhuratat me dashuri

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DeQaNaSjA
Princess
Princess
DeQaNaSjA


Numri i postimeve : 726
Age : 32
Localisation : Ne Boten e Qudirave
Registration date : 12/01/2008

Dhuratat me dashuri Empty
MesazhTitulli: Dhuratat me dashuri   Dhuratat me dashuri Icon_minitimeSat 12 Jan 2008 - 16:54


Kush nuk i do dhuratat! Dhurata ėshtė shprehje e kujdesit, respektit dhe dashurisė. Andaj dhurata ēdokėnd e gėzon. Viti i Ri ėshtė ēasti mė i mirė qė tė gėzoni dikė qė e doni. Deri tani keni pasur dėshirė disa herė t'i dhuroni diē ndokujt, por ka pasur edhe shumė arsye qė nuk keni mundur ta bėni kėtė. Festa ėshtė ēasti tė cilin duhet ta shfrytėzoni.
Si duhet tė sillemi me rastin e pranimit tė dhuratės?

Dhuratėn duhet hapur menjėherė, duhet treguar tė tjerėve, mirėpo nė mėnyrė tė paimponueshme, duhet treguar shenja gėzimi edhe po qe se dhurata ėshtė e rėndomtė, e lirė...



Ēfarė duhet dhuruar? Ēdo gjė mund tė jetė dhuratė, pos luleve. Lulet janė obligim, kujdes i cili shkon bashkė me dhuratėn. Lulet dhurohen tė papaketuara dhe menjėherė vendosen nė vazo. Kurrė nuk dhurohen lule nė numėr ēift. Ēdo dhuratė duhet tė jetė e paketuar me kujdes, pa marrė parasysh vlerėn e saj. Mė mirė ėshtė nė qoftė se dini se ēfarė e gėzon mė sė shumti personin tė cilit i jepni dhuratėn. Mirėpo edhe me dhurata nuk duhet tepruar, pėr arsye se dhurata nė njėfarė mėnyre edhe obligon. Mendoni edhe pėr kėtė.



Imtėsi tė rėndėsishme

* Pritja e Vitit tė ri gjithsesi ėshtė ngjarje e madhe. Mirėpo, sipas rregullit, e pėrcjellin disa dilema dhe pyetje tė pashmangshme, pėr tė cilėt ndoshta edhe vetė nuk mund t'i zgjidhėsh.

Dhurata duhet tė jetė e tillė qė tė mos ju rėndojė, pėrkatėsisht, personi qė e pranon tė mos ndihet pakėndshėm. Femra, sipas rregullit, nuk duhet t'i dhurojė mashkullit gjėra me vlerė. Pėrveē kėsaj, ajo nuk guxon qė e para tė ndėrmarrė iniciativėn pėr dhuratė. Pėrjashtim bėjnė vetėm ēiftet bashkėshortore. Sidoqoftė, femra zakonisht kthen dhuratėn, por jo me vlerė tė njėjtė, por si shenjė respekti dhe miqėsie.

Kur dhuroni ndonjė libėr, sė pari ose duhet ta keni tė lexuar atė libėr ose ta pyetni pėr kėshillė personin kompetent. Nė libėr nganjėherė mund tė shkruani edhe dedikimin, mirėpo kjo zakonisht bėhet me kėrkesėn e personit qė e merr dhuratėn. Sigurisht qė nuk do ta shkruani dedikimin nė tekstet shkollore nga tė cilat mėsohet, ose nė ndonjė doracak, i cili shfrytėzohet nė punė, e tė cilin ndoshta mund ta pėrdorin edhe shokėt e shoqet tuaja... Autori i librit, kur dhuron, zakonisht nėnshkruhet, sepse ajo rrit vlerėn e librit, sidomos nė qoftė se autori ėshtė i njohur.

Kur dhuroni ndonjė fotografi artistike, duhet mjeshtėrisht tė njihni shijen dhe stilin e atij qė i dhurohet. Me fjalė tė tjera, rendi ėshtė qė ajo fotografi sė paku tė vendoset nė mur kur dhuruesi vjen nė vizitė, edhe nėse nuk i pėrshtatet enterierit tė dhomės. Pėr kėtė shkak, pėrderisa nuk jeni tė sigurt nė zgjedhjen tuaj, ikni prej dhuratave tė tilla.

Gjithashtu, eliminoni shprehinė shpeshherė qė nė vend tė dhuratės tė jepni para. Edhe pse kjo ndoshta ėshtė praktikė, shumė mė bukur ėshtė qė tė dhurohet diēka e bukur dhe me vlerė, qė marrėsi t'ju kujtojė juve, sepse dhurata ėshtė shenjė respekti, dashurie dhe falėnderimi, e jo shėrbimi qė duhet paguar me para.

Dhuratėn dorėzojeni personalisht, mos e lini anash, nė ndonjė vend diskret. Ndėrsa kur ju pranoni dhuratėn pėrzemėrsisht falėnderojeni, menjėherė hapeni, lavdėrojeni dhe mos komentoni nėse nuk ju pėlqen. Gjithashtu kurrė mos i thoni dhuruesit: "Faleminderit, nuk ka pasur nevojė" ose "Nuk ėshtė dashtė kaq tė shpenzoni"! Nė kėtė rast mė mirė ėshtė tė heshtni, sepse nuk ėshtė e hijshme tė thuhet ashtu.

Dhurata nuk guxon tė refuzohet, sepse kjo ėshtė ofenduese pėr dhuruesin. I vetmi rast kur duhet tė refuzoni dhuratėn ėshtė kur ajo jepet me karakter korruptues.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dhuratat me dashuri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aniston ndahet nga i dashuri i ri?
» 12 shenja qe te kuptoni se keni rene ne dashuri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura :: Moda Dhe Estetika-
Kėrce tek: