Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Depresioni

Shko poshtė 
AutoriMesazh
daff.a
Princess
Princess



Numri i postimeve : 111
Registration date : 11/01/2008

Depresioni Empty
MesazhTitulli: Depresioni   Depresioni Icon_minitimeSat 12 Jan 2008 - 14:00

Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtė) ėshtė njė nocion komplex pėr simptome tė shumėllojshme. Depresioni pėrfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjėndjen vegetative. Depresioni ėshtė gjendje sėmundjeje, gjatė tė cilės vjen deri tek njė mėrzi e pikėlluar e lidhur me gjendje frike, shqetėsim i brendshėm si dhe pengesa nė tė menduarit dhe nė gjumė. Tė menduarit ėshtė i ngadalėsuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth njė teme.
Zakonisht rreth temės sė shikimit tė ēdogjėje nga ana negative, pra domethėnė rreth asaj, se sa keq ėshtė, se sa e dėshprueshme ėshtė situata e tanishme, nė tė cilen gjindet njė pėrson, dhe sa e pashpresė ėshtė ardhmėria.
Shumė persona depresive kanė ndjenja faji dhe mendime, ide tė mėkatimit, tė cilat mund tė ngriten deri nė gjendje delusive. Flasim edhe pėr detyrim tė brengosjes, sepse detyrimisht mendohet pėrherė rreth mendimeve tė njėjta negative. Pengesat nė gjumė nė njėrėn anė shprehen nė vėshtirėsi pėr tė fjetur, nė njė sjellje tė penguar tė fjetjes pa ndėrprerje me zgjuarje tė pėrsėritur dhe nė anėn tjetėr me zgjuarje tė hershme. Pėr kėtė arsye gjumi pėrjetohet si i pamjaftueshėm dhe shumė sipėrfaqėsor dhe nė mėngjes nuk sjell freskim e as ēlodhje.
Madja mėngjesi ėshtė shpesh koha mė e keqe pėr pacientėt depresive, pasi qė kryesisht nė mėngjes ata ndihen veēanėrisht shumė keq. Kah dreka gjendja mund tė pėrmirėsohet dhe nė mbrėmje tė jetė relativisht e durueshme. Kjo ndjenjė veēanėrisht e mjerueshme nė mėngjes pas zgjimit psikologėt e quajnė “ulje e mėngjesit.”




Cilat janė simptomet e depresionit?


Depresioni ndikon nė mėnyra tė ndryshme tek njerėzit e ndryshėm. Mund tė shkaktojė njė numėr tė madh tė simptomeve, tė cilat mund tė jenė emocionale, fizike, motivacionale, si dhe kogntive. Disa nga simptomat e depresionit vijojnė mė poshtė. Pra, personat qė vuajnė nga depresioni mund:

tė ndjehen keq shpirtėrisht nė shumicėn e kohės
tė kenė mėrzi, ndjenjė urrejtje, tė jenė gjithmonė nėn tension
ndjenjė e tė qėnurit tė pavlerė dhe tė padobishėm
tė kenė mungesė tė vetėsigurisė
tė jenė tė angazhuar me mendime negative / pesimiste
tė ndjehen tė ngurrosur, ndjenjė zbrazėtie dhe tė dėshpruar
tė fajsojnė vetėvetėn dhe tė ndjehen fajtor pėr gjėra pa nevojė
kanė vėshtirėsi tė koncentrohen apo tė marrin vendime
tė jenė jashtėzakonisht tė zemėruar dhe tė padurueshėm
ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh. vėshtirėsia pėr te fjetur, zgjimi herėt, ose fjetja e tejzgjatur
ndryshim nė mėnyrėn e ngrėnies: hajnė shumė dhe shtojnė peshė ose nuk hajnė mirė dhe humbin peshė
nuk kėnaqen me aktivitete
tė humbin interesimin pėr marrėdhėnie seksuale
pinė mė shumė se zakonisht cigare, alkohol dhe pėrdorin droga tė tjera
kanė zvogėlim tė energjisė (kanė ndjenjė tė humbjes sė energjisė)
ulje ose humbje e interesit nė aktivitetet normale tė pėrditshme
kanė ndjenjė e tė qėnit tė lodhur gjithmonė
shkėputen nga tė tjerėt (vetėizolohen), nė vend se tė kėrkojnė ndihmė dhe pėrkrahje
kanė mendime tė shkreta dhe pesimiste
kanė ose kryejnė akte tė vetėlėndimit apo vetėvrasjes (suicid)
Llojet / Tipet e depresioneve
Ērregullim sezonal (SAD)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Depresioni
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Shoqėrore :: Diskutime Shoqėrore :: Psikologji-
Kėrce tek: